Kumbulani, Keith nga Zimbabwe e Maria dhe Estela nga Brazili po i kalojnë pushimet në Kosovë me ftesën e shokut të tyre, Blendit.
Për ta, është një eksperiencë e paharrueshme.
Ndryshe, Munaku është një prej personazheve më virale të momentit me performancën e tij në emisionin “Era Verë” performoi këngën e Dafina Zeqirit.
“Kosova është e mrekullueshme. Mezi kam pritur të vijë këtu. Gjithçka është perfekt, më ngjason me Zimbaon, me kaosin që krijohet këtu. Mirëpo po e shijoj shumë këtë kohë”, u shpreh Munaku.
Dafina, madje realizoi edhe një video në “Tik-Tok” me performancën e tij.
“Nuk e mendova që do të marrë jehonë të tillë, këtu të gjithë janë të dashur. Unë këtë e barë sepse e ndjeva dhe seriozisht muzika këtu është shumë e mirë. Më pëlqen shumë Dafina dhe Kida është artistja ime e preferuar tani”, tha ai.
“Po e shijojë shumë këtë gjë që po komentohet shumë mirë. Është e pabesueshme”, ka thënë Munaku.