Trazira në Francë dhe Belgjikë pas humbjes së Marokut, humb jetën një i ri

news
Advertisement

Pas ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit, ku Maroku humbi përballë Francës, në Francë dhe Belgjikë ka pasur trazira.

Advertisement

Tifozët e Francës dhe Marokut janë përplasur në qytetin francez të Montpellier. Një i ri raportohet të ketë humbur jetën për shkak të trazirave.

Në njoftimin e autoriteteve vendore, rezulton se djali është “goditur me dhunë nga një makinë” në rrugë. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë menjëherë. Automjeti është gjetur shumë shpejt pranë vendit të aksidentit.

Policia në Francë mobilizoi rreth 10.000 oficerë për të parandaluar çdo trazirë gjatë dhe pas ndeshjes midis Marokut dhe ish-kolonizuesit të tij.

Policia shpërndau një grup tifozësh pranë Harkut të Triumfit në Paris dhe përdori gaz lotsjellës kundër tifozëve që shpërthyen fishekzjarre në qytetin jugor të Nisës.

Policia arrestoi rreth 170 persona në të gjithë vendin, duke përfshirë një grup prej rreth 40 personash të lidhur me grupet e ekstremit të djathtë, të cilët u kapën duke mbajtur armë të ndaluara.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.