Turizmi ka rritur çmimet, dhe planifikon ti rrisë edhe më tej

news
Advertisement

Inflacioni, çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë, faturat e larta të energjisë elektrike i kanë detyruar hotelierët dhe gastronomët të rrisin çmimet e aranzhimeve, por edhe të shërbimeve. Në sezonin e verës që po kalon, ata shitën aranzhman 20% më të lartë se vitin e kaluar.

Advertisement

“Ka rritje të çmimeve, por në realitet edhe mysafirët vendas edhe të huajt e dinë se kjo situatë është rritje e çmimeve në mbarë botën, jo vetëm në Ohër apo Maqedoni”, tha Ilçe Dimitireski – menaxher i një hoteli në Ohër.

Për shkak të kostos së lartë, disa gastronomë po planifikojnë rritje shtesë të çmimeve, ose mbyllje të përkohshme.

“Nëse kafeja ishte 30 denarë, tani do të jetë 60 denarë. Gjithçka do të shkojë lart. Që ka shans të mbyllin lokalet, ka shans, nëse shkojmë me këtë ritëm të rritjes së çmimeve”, tha Musa Rashid-pronar i një hoteli.

Hotelierët dhe gastronomët janë të vetëdijshëm se rritja e çmimeve është një thikë me dy tehe. Nga njëra anë i zbusin humbjet, por nga ana tjetër do të nënkuptonin potencialisht më pak mysafirë.

“Në të ardhmen do të na duhet të rrisim edhe çmimet, dhe nuk e di nëse do të ketë interes nga ana e tyre për të vazhduar me Ohrin si destinacion turistik”, shtoi Musa Rashid-pronar i një hoteli.

Disa nga objektet hoteliere në Ohër dhe Strugë që kontaktuam na thanë se zgjidhja e vetme për faturat e larta të energjisë elektrike është mbyllja gjatë muajve të dimrit./Alsat.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.