Advertisement
Një burrë nga Misuri, SHBA, tha se problemet me makinën e çuan në një ndalesë ku bleu një biletë lotarie dhe fitoi 100.000 dollarë me të.
Advertisement
Ai u tha zyrtarëve të Lotarisë së Misurit, se ai bëri një ndalesë të paplanifikuar në dyqanin e përgjithshëm në Doniphan, pasi vetura e tij e kishte rritur temperaturën më shumë se sa që duhet, shkruan Upi të hënën.
Derisa ai ishte atje, bleu një biletë lotarie, e gërvishti dhe ia dorëzoi nëpunësit për ta skanuar.
“Ai më tha se fitova 100.000 dollarë dhe unë mbeta i shtangur. Ajo ishte dita ime”, ka thënë ai.
Fituesi tha se planifikon që me paratë e fituara ta blejë një veturë të re.
Advertisement