V ritet çifti shqiptar në Itali, burrë e grua gjenden të pajetë brenda banesës

news
Advertisement

Një çift shqiptar, burrë e grua, janë vr arë me thi kë në Itali. Krimi ka ndodhur gjatë natës të së dielës në zonën Spinea. Ata u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre nga karabinierët. Policia shkoi për verifikim pasi u sinjalizua nga vajza e gruas së ndjerë, e cila ishte alarmuar për shkak se nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj.

Advertisement

Fillimisht u mendua për krim brenda familjes, që burri të kishte vrarë gruan dhe më pas të ishte vetëvrarë. Por gjatë orëve të mëvonshme, hetuesit italianë nxorrën pistën e vr asjes. Një person i tretë ka qenë në skenën e krimit.

Në vendngjarje autoritetet italiane gjetën një pistoletë dhe një th ikë. Por çifti shqiptar, sipas mediave italiane, rezulton të jetë vrarë me th ikë.

Policia ka shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e gruas së vrarë, si person të dyshuar, i cili është gjithashtu shqiptar. /tvklan.al

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.