Vdekja misterioze e 28 vjeçarit në burgun e Serbisë – Ish- luftëtari i UÇK’së: Vrasje makabër

news
Advertisement

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj e cilësoi shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur në një burg në Serbi, ku një 28-vjeçar nga Kosova humbi jetën.

Advertisement

Në një intervistë për Euronews Albania, Zotaj u shpreh se i riu, Artan Zymberi jetonte në Norvegji dhe po kthehej në Kosovë.

Zotaj nënvizoi se Artani u ndalua nga forcat serbe, pasi në automjetin e tij kishte një fotografi me flamurin kombëtar.

“Është shumë lajm i rëndë, jemi prekur të gjithë nga kjo vrasje makabre që i është bërë Artan Zymberajt, një djali shqiptar që e donte shumë atdhuen e tij, e donte shumë kombin e tij. Për një jetë më të mirë jetoi në Norvegji dhe në rrugëtimin e tij për t’u kthyer në Kosovë, në vendlindje, në atdheun e tij, është ndalur nga forcat serbe. Ata kanë hasur në veturën e tij, një fotografi të ngjitur në veturën e tij, me flamurin kombëtar”, tha ai.

Ai thotë se Artani u matretua e iu ngjiten 100 lloj akuzash.

“Atëherë kanë filluar keqtrajtimet, e kanë arrestuar, janë munduar t’i ngjisin 100 lloj mënyra akuzash dhe kur kanë parë në trupin e tij, fotografinë me shqiponjë, kanë parë tatuazhin e Adem Jasharit dhe Gjergj Kastriotit, kanë instensifikuar të gjitha mënyrat e presionit ndaj Artanit dhe e kanë arrestuar. Ai mund të ketë rezistuar për krenarinë e tij kombëtare dhe akuza për të cilën serbët e mbajtën 19 muaj dhe që e kishin dënuar për 3 vjet, është shumë qesharake, ata e kanë akuzuar për terrorizëm, ndërkohë që Artani është 28-vjeçar, as nuk kishte marrë pjesë në luftën e Kosovës, as nuk iu gjend ndonjë armë, ishte thjesht një emigrant që kthehej nga Norvegjia në Kosovë”, theksoi ai.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.