Vëllezërit që s’flasin me njëri-tjetrin do të garojnë për kryetar qyteti

news
Advertisement

Bill dhe Charles Steele nga Port Colborne në Ontario të Kanadasë, janë vëllezër që nuk kanë folur me njëri-tjetrin për 30 vjet.

Advertisement

Këtë vjeshtë ata do të garojnë për t’u bërë kryetar bashkie në Port Colborne, shkruan CBC.

Kryebashkiaku Bill Steele fitoi zgjedhjet në vitin 2018 dhe tani ai dhe vëllai Charles janë dy kandidatët e vetëm në garë.

Ata do të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhjet e ardhshme komunale më 24 tetor.

Charles tha se ai kandidon kundër Bill sepse ai beson në demokraci dhe dëshiron të shohë “njerëz të rregullt” të kandidojnë për poste.

“Nëse nuk do të kisha kandiduar, atëherë vëllai im do të ishte shpallur kryetar komune sepse askush tjetër nuk kandidon”, tha ai.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.