VIDEO – Bela: Në Komunë e Çairit nuk funksionon asgjë

news
Advertisement

Të nderuar qytetarë të Çairit,

Advertisement

Jemi pikërisht këtu në vendin ku kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu mashtroi qytetarët e lagjes Serovë duke fotografuar vetëm njërën anë të rrugës, por realiteti qendron ndryshe.

Pikërisht vazhdimi i kësaj rrugë tashmë më shum se një vit po vazhdon të mbetet e pa asfaltuar, me gropa të reja, pa hapsirë për të kaluar këmbësorët.

Në Komunën e Çairit leje se po ngulfaten qytetarët me ndërtimet shumë katëshe pa leje, po tash u pamundësohet edhe lëvizja normale përmes rrugëve si në rastin konkret në këtë lagje, këtu në Serovë.

Në Komunën e Çairit nuk po funksionon asgjë, edhe pse në mandatin e dytë Visar Ganiu nuk arin që të përmbushë nevojat bazë të qytetarëve e leje më premtimet megalomane që i ka premtuar në fushatën zgjedhore.

Ne nga sot do shpalosim çdo premtim të dështuar të kryetarit të Komunës së Çairit dhe do u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që t’u bashkohen rradhëve tona dhe me këtë t’i themi STOP politikave të gabuara dhe keqmenaxhmit në Komunën e Çairit dhe komunat e tjera që udhëhiqen nga kuadër të dështuar të BDI-së.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.