Një video e shkëputur nga nata e parë e Big Brother VIP Kosova 4 është bërë virale në rrjetet sociale, duke ndezur debat dhe kureshtje të madhe tek publiku.
Pamjet, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi, kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh për sjelljet e dy banorëve brenda shtëpisë.
Në video shihet Edi tek kuzhina e jashtme, i cili merr një qese të vogël në dukje me diçka të bardhë brenda dhe e fut fshehurazi në xhep. Gjatë të njëjtit moment, banorja Dolce i drejtohet produksionit me pyetjen: “Kështu mundem?”, ndërsa menjëherë pas kësaj ulet poshtë banakut dhe qëndron e fshehur për disa sekonda.