VIDEO| Momenti kur tifozët u hedhin lojtarëve fanellat, tensioni kap kulmin te Shqipëria

news
Advertisement

Fundi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës ishte i trishtë. Pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit, lojtarët kanë shkuar të përshëndesin tifozët, por janë përballur me një kontestim të ashpër.

Advertisement

Berisha dhe Hysaj kanë qenë lojtarët e parë të cilët i janë afruar tribunës ku ishin tifogrupet shqiptare por këta të fundit i kanë pritur me fërshëllima.
Hysaj e Berisha kapërcyen rrethimin për t’u dhuruar atyre fanellat, por janë pritur me shishe uji, pasi tifozët i kanë lagur lojtarët që u afruan. Në një video të postuar nga ‘Panorama Sport’, shihen sesi tifozët u kanë hedhur mbrapsht fanellat futbollistëve të Kombëtares të cilët janë larguar kokulur nga fusha e lojës pas një kontestimi të paprecedent.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *