VIDEO Pse shkatërrimi i urës së Krimesë është i turpshëm për Moskën

news
Advertisement

Imazhet janë dramatike – dhe të turpshme për Moskën.

Advertisement

Videot filmike tregojnë një shpërthim masiv, një top të madh flake dhe tym të zi të dendur që ngrihet mbi urën Kerch që bashkon Rusinë me Krimenë.

Pamjet e celularit nga vendi i ngjarjes zbulojnë pjesë të shembura të urës të cilat janë fundos në ujë, raporton bbc.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës gjashtë të mëngjesit të sotëm me orën lokale. Sipas Komitetit Kombëtar Anti-Terrorist të Rusisë, fillimisht një kamion u hodh në erë. Pastaj shtatë cisterna karburanti të një treni mallrash morën flakë në urën paralele hekurudhore.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka ngritur një komision qeveritar për të shqyrtuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe për të mbikëqyrur riparimet. Komiteti Hetues i Rusisë ka hapur një çështje penale.

Tashmë disa komentues pro-Kremlinit kanë arritur në përfundimet e tyre se kush qëndron pas kësaj dhe po i bëjnë thirrje Rusisë që të kundërpërgjigjet ashpër kundër Kievit.

Është e paqartë se si do të reagojë Kremlini, transmeton Telegrafi.

Ura rrugore dhe hekurudhore e Kerchit nuk është vetëm strategjikisht e rëndësishme: e vetmja urë që lidh kontinentin rus me Gadishullin e Krimesë.

Në shumë mënyra, ai është një simbol i aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014. Duke e ndërtuar atë, Kremlini po përpiqej të tregonte se – për sa i përket Moskës – Rusia dhe Krimea janë bashkuar përgjithmonë.

Kur ura u hap në vitin 2018, media shtetërore ruse e përshëndeti atë si “Ndërtimi i shekullit”. Ura 19 kilometërshe është më e gjata në Evropë.

Në shumë raste zyrtarët rusë kishin pohuar se ura ishte e mbrojtur mirë nga çdo kërcënim i mundshëm, nga ajri, toka apo uji.

Kjo nuk ka qenë një javë e mirë për të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të Kremlinit në Ukrainë.

Rusia ka vazhduar të mbajë humbje territoriale; në emisionet televizive këtu, prezantuesit dhe të ftuarit e studios kanë shprehur keqardhje dhe zymtësi në rritje për situatën.

Dhe tani kjo: një shpërthim në një urë kyçe.

Trafiku rrugor dhe hekurudhor nëpër urë është pezulluar. Autoritetet lokale në Krime thonë se do të organizojnë një shërbim traget midis kontinentit rus dhe gadishullit. Ka raportime për radhë të gjata makinash jashtë pompave të benzinës.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.