VIDEO Situatë e tensionuar në qendër të Ohrit, protestohet kundër hapjes së klubit bullgar

news
Advertisement

Situatë e tensionuar në qendër të Ohrit, në vendin ku ka filluar protesta kundër hapjes së qendrës kulturore bullgare “Car Borisi III”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Advertisement

Protestuesit përdorin sloganet “fashist, vrasës, tatar”.

Protestuesit e pranishëm bëjnë thirrje kundër personave që marrin pjesë në hapjen e klubit bullgar, ndërsa hedhin edhe me gjësende drejt objektit.

Disa protestues janë përballur edhe me policinë.

“Turp për Maqedoninë dhe të gjithë ata që lejuan këtë”, theksoi një protestues.

Protesta filloi në kohën e përcaktuar në hapjen e klubit bullgar në orën 12:00.

Organizator i kësaj proteste është partia “E Majta” e cila përkrahet edhe nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.