VIDEO Treni përplas makinën e policisë, brenda saj një e arrestuar

news
Advertisement

Një tren në Kolorado goditi një makinë policie brenda së cilës ndodhej një grua e prangosur. Gruaja i mbijetoi aksidentit.

Advertisement

Një hetim ka nisur për të zbuluar detaje mbi ngjarjen.

Policia kishte ndaluar 20 vjeçaren Yareni Rios-Gonzales për një incident të dyshuar në rrugë.

“Pasi u shoqërua në sediljen e pasme, policia po kontrollonte automjetin e saj ndërsa gruaja dëgjoi boritë dhe vuri re dritat e trenit. Ajo po përpiqej si e çmendur të dilte jashtë. Nuk mund të dilte. U përpoq të kalonte nga pjesa e përparme, por ishte e mbyllur. U përpoq të tërhiqte vëmendjen e oficerëve, duke bërtitur dhe duke qarë. Ata nuk e dëgjuan dhe në atë moment e goditi treni”, ka informuar akokati i gruas në fjalë , Paul Wilkinson.

Sipas avokatit, Rios-Gonzales u dëmtua rëndë nga përplasja.

“Nëntë brinjë të thyera, një sternum i thyer (kockë qendrore e kraharorit që lidh brinjët), një këmbë e thyer, një krah i thyer të cilin ajo e ka bërë operacion. I mungojnë shumë dhëmbë, ka lëndime në shpinë, lëndime në kokë… Thjesht kudo.”

Hetuesit e shtetit të Kolorados po shqyrtojnë incidentin. Nuk janë ngritur akuza ndaj gruas apo ndonjë punonjësi të policisë.

Policia thotë se po vijon me hetimin.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.