Vijnë në jetë embrionet e ngrira 30 vite më parë: Njihuni me binjakët!

news
Advertisement

Embrionet e ngrira më gjatë në historinë e njerëzimit erdhën në jetë pak javë më parë! Binjakët e çiftit Rachel dhe Philip Ridgeway, ndonëse ishin ngjizur para 30 vitesh erdhën në jetë në fund të muajit tetor.

Advertisement

Rasti i çiftit në fjalë theu rekordin e mëparshëm, atë të Emma Wren Gibson, lindur më 25 nëntor të 2017-ës si rezultati i një embrioni të ngrirë më 14 tetor 1992-it.

US Centers for Disease Control and Prevention nuk ka asnjë tjetër që t’i rezultojë një embrion më i vjetër se 30 vite që ka ardhur në jetë.

“Eshtë paksa e çuditshme e gjithë kjo.- u shpreh Philip. Unë kam qenë 5 vjeç kur Zoti i dha jetë Lydia dhe Timothy dhe ai i ka ruajtur jetët e tyre që atëherë. Në një formë, ata janë fëmijët tanë të mëdhenj, ndonëse janë bebusha.”

Dyshja janë prindër të 4 fëmijëve të tjerë, 8, 6, 3 dhe 2 vjeç. Asnjëri prej tyre nuk ka ardhur në jetë nga IVF apo adoptimi.

Embrionet u ngrinë në 22 prill të 1992-shit. Ato fillimisht u përdorën për një çift anonim të martuarish që përpiqeshin të bëheshin prindër përmes teknikës IVF. Donatorja e embrionëve ishte një 34-vjeçare e cila pak dinte se 3 dekada më vonë do të vinin në jetë 2 binjakë të shëndetshëm.

Burimi: CNN

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.