Vranësira dhe reshje shiu, ky është moti për sot

news
Advertisement

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe i vranët, i paqëndrueshëm nga mesdita ndërsa në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.
Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë e fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit, njofton Drejtoria për Punë Hidro Meteorologjike.

Advertisement

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 25 deri në 32 gradë.

Indeksi UV do të jetë pesë.
Në Shkup do të mbaj mot me vranësira të pjesshme, pasdite jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër.

Deri nesër do të mbajë mot i paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, ndërsa të enjten dhe të premten do të ketë paraqitje të izoluar të jostabilitetit.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.