Vrasja e liderit të Al-Kaedës, Biden: Drejtësia u vu në vend

news
Advertisement

Lideri i Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri është vrarë nga një sulm ajror amerikan në Afganistan, ka konfirmuar presidenti amerikan Joe Biden.

Advertisement

Duke iu drejtuar kombit nga ballkoni jashtë dhomës blu të Shtëpisë së Bardhë, Biden tha se “drejtësia u vendos” pasi autorizoi sulmin që vrau njeriun që ishte një nga organizatorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Ky lider terrorist nuk është më,” shtoi Biden, përpara se të shprehte shpresën se vrasja e tij do të sjellë ngushëllim për familjet e rreth 3000 njerëzve që vdiqën në sulmet e 11 shtatorit 2001.

Biden shtoi se Afganistani “nuk do të bëhet më kurrë një strehë e sigurt e terroristëve” pasi sulmi u krye gati një vit pasi trupat amerikane u tërhoqën nga vendi.

Udhëheqësi egjiptian i terrorizmit po qëndronte në ballkonin e një kasolle në qendër të Kabulit të dielën në mëngjes, kur ai u vra nga dy raketa të lëshuara nga një dron.

Biden tha se asnjë nga anëtarët e familjes së 71-vjeçarit nuk u plagos dhe nuk pati viktima civile.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të demonstrojnë vendosmërinë dhe kapacitetin tonë për të mbrojtur popullin amerikan kundër atyre që kërkojnë të na bëjnë dëm. Ne e bëjmë të qartë sërish sonte se pavarësisht se sa kohë duhet, pavarësisht se ku fshiheni, nëse jeni një kërcënim për popullin tonë, Shtetet e Bashkuara do t’ju gjejnë”, tha Biden.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.