Një krim i rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të premtes (30 gusht) në banesën e marrë me qira nga çifti në lagjen “Skenderbej” në Elbasan. Ramiz Mici pasi qëlloi për vdekje me thikë 37-vjeçaren, braktisi trupin e saj të pajetë aty dhe u arratis. Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga pronarët e banesës shtirë në dysheme mbuluar me gjak. Çifti ditët e fundit kanë pasur konflikte dhe Jetlira Elezi e kishte denoncuar në polici bashkëjetuesin e saj, por kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar jetën. Ramiz Mici dyshohet se vrau 37-vjeçaren për shkaqe xhelozie. Ata kishin qenë të martuar më parë dhe kishin fëmijë nga martesat e mëparshme.
Ramiz Mici ka treguar për herë të parë se çfarë ka ndodhur ditën që vendosi të vriste bashkëjetuesen e tij, Jetlirën, nënë e dy fëmijëve. I dyshuari, bëhet me dije për burime të sigurta të Gazetasi.al ka rrëfyer se lidhja intime nisi me viktimën kur të dy ata ishin të martuar dhe bëhet fjalë për një histori 8-vjeçare. Një lidhje që i çoi të dy në ndarje dhe që më pas në një luftë xhelozie nga njëra anë, por edhe mërish nga ana e familjarëve të vrasësit, të cilët një vit më parë shkëputën lidhjet me të, si një shenjë refuzimi për bashkëjetesën e dy të rinjve. Në dosje përshkruhet për Gazetasi.al, se gruaja mbante veshur një bluzë pa mëngë me ngjyrë të zezë dhe me mbishkrimin “LOVE” dhe pantallona të shkurtra me ngjyrë si të bardhë. Ndërsa pranë trupit të saj u gjet një kuletë dhe 2 copë fletë-thirrje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
“Të martën e datës 26.07.2022, ne debatuam me njëri-tjetrin dhe atë ditë Jetlira me ka goditur me shpullë. Më pas, të nesërmen ka shkuar në polici për t’u ankuar ndaj meje dhe punonjësit e policisë më kanë shoqëruar. Nga ajo ditë ne nuk qëndruam më bashkë, unë qëndrova në katin e dytë dhe ajo në të parin të të njëjtës ndërtesë. Në datën 29 korrik isha në shtëpi dhe pa punë dhe në mëngjes mora vesh nga postieri se Jetlira kishte kërkuar urdhër- mbrojtjeje ndaj meje dhe më pas më njoftoi një punonjës policie për datën e gjyqit. Më vonë, orën nuk e mbaj mend, pa asnjë lloj arsyeje kam marrë një thikë në dorë nga shtëpia dhe kam shkuar në katin e parë, ku banonte Jetlira dhe pasi kam hapur derën e katit të parë, hyra brenda. Jetlira ka dëgjuar zhurmat dhe ka ndezur dritën. Në atë moment, pa thënë asnjë fjalë, e kam goditur Jetlirën me thikë 2-3 herë, nuk e mbaj mend mirë, më pas jam larguar,”-tregoi ai.