Vuçiç thirrje NATO-s: Ose mbroni serbët në Kosovë, ose do ndërhyjmë t’i mbrojmë vetë!

news
Advertisement

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme se nëse NATO nuk mbron pakicën serbe në Kosovë, do jetë vetë Serbia që do e mbrojë.
Tensione të shtuara mes dy shteteve janë krijuar që më 1 Gusht kur Prishtina deklaroi se mjetet serbe duhet të mbulojnë targat në vend dhe dokumentet serbe të identitetit nuk do të jenë më të vlefshme.

Advertisement

Sipas Vuçiç, Kosova po synon të largojë serbët nga atje, gjë që ai thotë se nuk do ta lejojë
“Nuk do të ketë kolona refugjatësh dhe ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe keqtrajtimet nëse NATO nuk dëshiron ta bëjë këtë,” u shpreh ai.

Në rajon ekziston frika se Rusia mund të inkurajojë aleaten e saj Serbinë të ndërhyjë ishtarakisht në Kosovë. Kjo gjë do të sillte destabilizim të Ballkanit.
Reciprociteti midis Kosovës dhe Serbisë do të rivendoset sërish më 1 shtator.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.