Zelenski kërkon legalizimin e martesave të të njëjtës gjini

news
Advertisement

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbrëmë ka kërkuar nga Qeveria që të analizojë çështjen e legalizimit të martesave të së njejtës gjini, por theksoi që një vendim i tillë nuk mund të merret përderisa vazhdon lufta, të cilën e filloi Rusia.Kievi ka përforcuar mbështetjen për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ që kur liderët properëndimorë erdhën në pushtet në vitin 2014.

Advertisement

Parlamenti në vitin 2015 solli Ligjin për ndalimin e diskriminimit në vendet e punës, por jo edhe legalizimin e martesave të gjinive të njejta.“Kërkova nga kryeministri (Denis) Shmihal që t’a zgjidh çështjen e ngritur në peticionin elektronik dhe të më informojë për vendimet relative”, deklaroi Zelenski si përgjigje në peticionin e filluar.Në botën bashkëkohore, tha Zelenski, vendi ka treguar vlerat e veta demokratie, me ç’rast të gjithëve u garantohet e drejta e barabartë.Megjithatë, ai theksoi se Kushtetuata ukrainase e definon martesën si një bashkim të gruas me burrin dhe theksoi se kjo nuk mund të ndryshohet në kohë lufte.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.