Zhvishej dhe masturbonte në avion, policia në Shkup e arreston një person!

news
Advertisement

Një Shtetas nga Maqedonia e Veriut është arrestuar për shkak të sjelljeve të çuditshme në në aeroplanin e “Wizz Air”, që po udhëtonte në linjën ajrore Londër-Shkup, përcjell TV21. 31-vjeçari është arrestuar pasi është zhveshur dhe ka masturbuar në aeroplan. Personi i është dorëzuar efektivëve të Policisë së Petrovecit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Advertisement

“Me datë 30.08.2022 në ora 03.50 në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit”, zyrtarët policorë e kanë ndaluar D.C.(31) nga Dellçeva, pasi i njëjti ishte zhveshur dhe kishte masturbuar në aeroplanin “Wizz air”, i cili fluturonte nga Londra për në Shkup. Personi i është dorëzuar efektivëve të Policisë së Petrovecit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.