🚨 LAJM I MADH për Trustin! Vjen premtimi që po e presin qytetarët

News

Pak ditë para zgjedhjeve në vend, subjektet politike kanë intensifikuar fushatën elektorale, duke prezantuar programe dhe premtime për qytetarët. Në këtë kontekst, Besnik Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke e akuzuar për vendime të dëmshme në sektorin e teknologjisë informative dhe në politikat e pagave.

Tahiri u shpreh se, pavarësisht deklarimeve të kryeministrit për suksese në fushën e teknologjisë, realiteti për profesionistët e këtij sektori ka qenë i kundërt. “Me një status në Facebook u lavdërua për arritjet në teknologji, por në praktikë ua zvogëloi pagat inxhinierëve dhe specialistëve të teknologjisë informative,” tha ai.

Duke prezantuar programin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Tahiri theksoi se partia e tij synon përmirësimin e standardit jetësor përmes rritjes së pagave dhe reformave ekonomike. Sipas tij, programi parasheh rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe përcaktimin e qartë të pagës minimale dhe asaj mesatare. “Paga minimale do të jetë 500 euro, ndërsa paga mesatare 1100 euro. Po ashtu, do të ndërmarrim masa për uljen e kostos së energjisë dhe për rishikimin e një pjese të taksave,” deklaroi Tahiri, duke shtuar se këto janë zotime publike.

Ai foli gjithashtu për politikat ndaj diasporës dhe investitorëve, duke premtuar lehtësira fiskale për nxitjen e investimeve. “Në programin tonë kemi paraparë zero tatim për investimet nga diaspora, ndërsa investitorët nga diaspora që hapin biznese në Kosovë do të lirohen nga TVSH-ja për pesë vjet,” tha ai.

Në fund, Tahiri theksoi se perceptimi për jetën e mërgimtarëve shpesh nuk përputhet me realitetin. “Ekziston ideja se diaspora jeton pa vështirësi, por e vërteta është ndryshe. Ata kanë sigurim shëndetësor dhe shkolla të mira, por përballen me sfida të shumta. Ky realitet duhet t’u prezantohet edhe të rinjve tanë,” përfundoi Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *