Fatmir Limaj dhe NISMA ngelen jasht Parlamentit duke ngecur thellë nën pragun zgjedhor. Edhepërkundër përpjekjeve të Limajt që të hynte në koalicion me LDK-në fillimisht, e më vonë edhe me PDK-në, këto të dyjat nuk e deshtën në listat e tyre.
Gazetari Milaim Zeka ka zbuluar prapaskenat për koalicionimet, duke vënë në dukje se koalicionin PDK – NISMA e kishin dashur edhe krerët e PDK-së në Hag, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Por sipas tij, një gjë të tillë nuk e kanë dashur eksponentë të PDK-së, duke aluduar tek ish kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, Abelard Tahiri dhe Vlora Çitaku. “Unë kam informacione të sakta nga ndërmjetësuesi që ka qenë në Hagë me Thaçin dhe Veselin” ka deklaruar Zeka.