10 orë fjalim, deputetja e VMRO-DPMNE-së thyen rekord në Kuvend

news
Advertisement

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Beti Stamenkovska Trajkovska theu rekordin për fjalimin më të gjatë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Ajo foli deri në mëngjes herët në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në seancën ku prokurori republikan Lubomir Joveski duhej të zgjidhej për gjykatës kushtetues

Advertisement

Trajkovska foli për më shumë se 10 orë për të bllokuar zgjedhjen e Joveskit. Seanca është ndërprerë dhe vazhdimi i saj në rendin e ditës është caktuar për sot në orën 10:30.

Ky komision paraprakisht i hodhi poshtë të gjitha propozimet e opozitës për gjyqtarë të rinj kushtetues dhe i pranoi të gjitha propozimet e shumicës, me përjashtim të Joveskit, për të cilin debati është ende në vazhdim.

Gjykata Kushtetuese aktualisht ka vetëm 5 gjyqtarë dhe i duhen edhe 4 për t’u kompletuar.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.