112 vjetori i lindjes së shenjtores Nëna Terezë! Grubi i lumtur që përvjetori i saj shënohet në mënyrë institucionale

news
Advertisement

Ekspozitë e fotografive kushtuar humanistes shqiptare Nënë Tereza me rastin e 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së saj. “Deri në frymën e fundit e kam në zemër popullin tim shqiptar”. Këtë fjali të Nënë Terezë e citoi Drejtori i ITSHKSH Skender Asani.

Advertisement

Ajo lindi shqiptare dhe vdiq shqiptare. Por, Gonxheja është e Shkupit është bija jonë është shqiptare. Nënë Tereza është e botës, dhe ne nuk guxojmë që ta bëjmë të vogël ta përvetësojmë ose ta përkufizojmë Nënë Terezën”, tha Skender Asani drejtor i ITSHKSH.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi u shpreh i lumtur që përvjetori  i lindjes së Nënë Terezë po shënohet në mënyrë institucionale

“Pas disa vite të rezistencës për të ruajtur figurën e Nënës Terezë ne po e shënojmë edhe ditëlindjen e saj edhe përvjetorin e largimit të saj, edhe përvjetorin e kanonizmit të saj, në mënyrën më institucionale të mundshme në Qeverinë e RMV-së me mbështetje qeveritare, në institucion shtetërorë siç është Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve”, theksoi Artan Grubi, zëvendëskryeministri shqiptar.

Ndryshe sot mbushen 25 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, Shën Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobel për Paqe. Ajo ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në Kalkutë të Indisë.

6 vjet më parë, në 2016 Papa Françesku, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit e shpalli Nënë Terezën shenjtore duke e quajtur Shën Tereza.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.