E hodhën beben në thes të plehrave si e vdekur. Ajo që ndodhi më pas tronditi Botën

News

SKANDAL MJEKËSOR NË RUMANI – foshnja e hedhur në thes plehrash rezulton e gjallë: historia e Marisë së vogël trondit botën

Një nga rastet më të tmerrshme dhe tronditëse në historinë e mjekësisë rumune po rikthehet në vëmendje: historia e Marisë së vogël, e cila sot është 6 vjeçe dhe e buzëqeshur – por e cila, në ditën që erdhi në jetë, u shpall gabimisht e vdekur dhe u fut në një thes plehrash.

E shpallën të vdekur – ndërsa ajo ishte gjallë

Maria lindi para kohe, e brishtë dhe në gjendje kritike. Mjeku i maternitetit “Polizu” në Bukuresht, dr. Florian Robe, në vend që të luftonte për jetën e saj, e shpalli menjëherë të vdekur dhe e vendosi në një qese plastike të mbeturinave, e cila u la mbrëmjen e tërë në zonën e mbetjeve spitalore.

Prindërve iu tha se foshnja kishte ndërruar jetë.

Por e vërteta ishte shumë më e errët.
Infermieret raportuan se foshnja lëvizte – mjeku urdhëroi ta linin

Sipas nënës, infermieret sinjalizuan dy herë se foshnja tregonte shenja jete – por dr. Robe, i njohur në media si “xhelati i Polizut”, urdhëroi që foshnja të mos prekej.

“Lëreni aty. Vetëm sillmani t’i pres kërthizën” – raportohet të ketë thënë ai.

Maria u la e gjallë brenda një thesi plehrash, e lidhur fort, gjatë gjithë natës.

Mrekullia ndodh në mesnatë

Në ndërrim të natës, një infermiere e cila kishte një ndjesi të fortë se diçka nuk ishte në rregull, vendosi të kontrollonte thesin. Kur e hapi, dëgjoi një frymëmarrje të dobët.

Foshnja ishte gjallë.

Ajo e mori menjëherë në krahë dhe e transferoi në neonatologji – duke i shpëtuar jetën. Kjo infermiere sot është kumbarja e Marisë.

3 muaj e gjysmë luftë për jetë
Maria qëndroi mbi tre muaj në spital. Për shkak të mungesës së oksigjenit, ka disa pasoja në të folur, por testet neurologjike tregojnë se ajo është: plotësisht e vetëdijshme e zhvilluar mendërisht, një fëmijë me forcë të jashtëzakonshme.

Në moshën 1 vit e 9 muajsh ajo hodhi hapat e parë – duke thyer çdo parashikim të mjekëve që mendonin se “do të mbetej si një trup bimor”.

Prindërit zbulojnë të vërtetën pas një viti – dhe ngritin padi

Vetëm një vit më vonë prindërit mësojnë të gjithë skenarin e natës së tmerrit dhe menjëherë paraqesin një kallëzim penal.

Dr. Robe akuzohet për: tentativë vrasjeje,
falsifikim të dokumentacionit mjekësor.
Në gjyq ai deklaron se nuk është fajtor dhe nuk shfaq pendesë.

Ajo që shokon më shumë?
Mjeku vazhdon ende të punojë në të njëjtin maternitet.

Fjalët e nënës që po prekin botën

“Nuk dua falje. Dua drejtësi. Dhe dua që ai njeri të mos preki kurrë më një pacient.” – thotë e ëma, Marina.

Sot, Maria është simboli i mbijetesës.
Një fëmijë që duhej të vdiste – sipas atyre që duhej t’i shpëtonin jetën. Dhe megjithatë, ajo e bëri të kundërtën: mbijetoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *