162 shoferë të gjobitur në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

news
Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (23.11.2022) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.

Advertisement

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 gjoba, nga të cilat 20 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, tetë gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për automjete të paregjistruara.

“Janë vendosur gjoba masa për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit të këmbësorëve”.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.