174 të vdekur nga përleshjet në stadium pas ndeshjes në Indonezi

news
Advertisement

Të paktën 174 persona kanë vdekur pas trazirave që shpërthyen në fund të ndeshjes së futbollit në një stadium në Indonezi. Rreth 180 vetë të tjerë u plagosën, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe dy punonjës policie.

Advertisement

Tifozët, që kishin tejkaluar kapacitetin e vendeve në stadium me rreth 4 mijë vetë, u futën në fushë sapo u dëgjua sinjalizimi i fundit i arbitrit që mbylli ndeshjen. Arema FC humbi ndaj rivalëve të Persebaya Surabaya.

Policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit. Kjo shkaktoi rrëmujë dhe çoroditje të turmës. Shumë vetë u mbytën, ndërsa të tjerë u përpoqën për të gjetur rrugën e daljes nga stadiumi.

Presidenti i Indonezisë ka urdhëruar pezullimin e të gjitha ndeshjeve në ligën e parë deri sa të përfundojë hetimi për këtë tragjedi, që konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë botërore të futbollit.

Një zyrtar i sigurisë tha se një pjesë e tifozëve protestues filluan të sulmonin oficerët dhe të dëmtonin makinat.

FIFA deklaroi se asnjë lloj gazi nuk duhet të përdorur nga policia ose nga stjuartët brenda në stadium gjatë ndeshjes.

Ndërsa shoqata indoneziane e futbollit tha se ka nisur një hetim dhe se kjo katastrofë “ka njollosur fytyrën e futbollit indonezian”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.