27-vjeçari fryn buzët, mollëzat, paguan sa qimet e kokës: Dua të dukem si Barbi

news
Advertisement

David Kosir, 27 vjeç, është futur nën thikë disa herë gjatë viteve të fundit dhe ka bërë ndërhyrje në hundë, mjekër, buzë, ka vënë dhëmbë të rinj, ka bërë transplant flokësh pasi u frymëzua nga mediat sociale.

Advertisement

“Më pëlqen shumë pamja e rreme, plastike,” tha Kosir për Kennedy News. “Dua të dukem si versioni mashkullor i kukullës Barbie, si Ken, kjo do të ishte pamja përfundimtare për mua.”

Aussie filloi transformimin e tij plastik në vitin 2019, me fillera.

“Fillova të bëja buzët dhe më pas mollëzat dhe mjerkrën” shpjegoi ai. “Nuk kisha plane fillimisht, por më pëlqeu shumë hunda ime, kështu që e kuptova se doja ta bëja këtë.”

Në maj 2021, ai iu nënshtrua një procedure rinoplastike (modelim hunde) prej 9000$ në Melburn.

Aplikacionet e mediave sociale të Kosirit vërshonin me foto të njerëzve të bukur me operacione të ndryshme estetike që e frymëzuan atë të vazhdonte.

Kirurgjia plastike ka qenë në rritje vitet e fundit dhe ekspertët kanë paralajmëruar se mediat sociale dhe filtrat kanë luajtur një rol të madh në këtë rritje, raporton NYP.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *