Kafeja dhe çaji janë të pasura me antioksidantë dhe mund të kontribuojnë në shëndetin metabolik.
Ka njerëz që e nisin mëngjesin me një gotë lëng portokalli, qumësht ose ujë të pastër. Megjithatë, shumica e njerëzve preferojnë të pinë një filxhan çaj ose kafe.
Edhe pse të dyja pijet janë të njohura në mesin e konsumatorëve të tyre, lind pyetja se cila nga këto të dyja ka më shumë përparësi?
Përmbajtja e kafeinës në çaja dhe kafe të ndryshme do të ndryshojë në varësi të kohës së gatimit, mënyrës së përgatitjes dhe madhësisë së pijes, shkruan Mind Body Green.
Nivelet e kafeinës për filxhan të secilës pije:
Kafe – 96 miligramë kafeinë
Kafe me qumësht: 86,4 miligramë kafeinë
Kafe e ftohtë: 74,4 miligramë kafeinë
Çaji i zi: 48 miligramë kafeinë
Çaji i gjelbër: 8 miligramë kafeinë
Çaji bimor: 0 miligramë kafeinë
Çaji gjithashtu ka shumë përfitime shëndetësore, nga qetësimi i të përzierave deri te lehtësimi i dhimbjeve të kokës dhe lehtësimi i dispepsit.
Ashtu si kafeja, edhe çaji ka veti të larta anti-inflamatore, si antioksidantë. Disa kërkime gjithashtu i lidhin përbërësit në çajin jeshil me shëndetin kardiovaskular.