Tragjedi në Angli, kamioni i mbeturinave sht*p për vd*kje Kuksianin! Po flinte në kosha, asnjë nga miqtë nuk e mori në shtëpi (NGJARJA)
Sajmir Beça, një 30 vjeçar me origjinë nga fshati Novosej i Kukësit, ka ndërruar jetë tragjikisht në Britaninë e Madhe, raporton newsbomb.al. Ai është shtypur nga një plehrash, teksa ishte strukur në koshat e mbeturinave për të kaluar të ftohtin.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Rrugën Wellington në qendër të qytetit të Northampton, në orët e para të së premtes, më 31 tetor.
Fqinjët u zgjuan nga britmat që vinin nga kamioni përpara se ambulancat dhe policia të mbërrinin në vendngjarje rreth orës 3 të mëngjesit. Fatkeqësisht, Sajmiri vdiq më vonë nga plagët e marra në Spitalin Universitar të Coventryt më 6 nëntor.
“Mjekja e lartë ligjore Anne Pember tha se burri i pastrehë vdiq nga dështimi i shumëfishtë i organeve si pasojë e lëndimeve të shumta shtypëse në legen dhe gjymtyrët e poshtme. Trupi i tij i është kthyer familjes dhe është mbajtur një funeral”,
Newsbomb.al mëson se trupi i Sajmir Beçës është kthyer në Shqipëri dhe familja ka vendosur që 30 vjeçari të prehet në fshatin e tij të lindjes, në Novosej të Kukësit. Varrimi është bërë në datën 16 Nëntor, ndërsa Sajmiri la pas dy prindërit dhe një vëlla.
Tragjike në Angli, kamioni i mbeturinave shtyp për vdekje 30
Sajmir Beca u plagos ndërsa flinte në një kosh mbeturinashnë Rrugën Wellington rreth orës 3 të mëngjesit më 31 tetor
I riu nuk jetonte në Northampton, por në një zonë tjetër dhe natën kur ndërroi jetë, sapo kishte shkuar në këtë qytet. Duke mos gjetur askënd për të qëndruar, ai ka vendosur të flinte në koshin e mbeturinave