SI E HUMBI NËNËN DHE MOTRËN – HISTORIA RRËQETHËSE E ELIJONËS SË BBVK: “PLAGË QË NUK SHËROHET KURRË”

News

SI E HUMBI NËNËN DHE MOTRËN – HISTORIA RRËQETHËSE E ELIJONËS SË BBVK: “PLAGË QË NUK SHËROHET KURRË”

Elijona Binakaj, banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, ka prekur publikun jo vetëm me edukatën dhe energjinë e saj pozitive, por edhe me historinë e rëndë familjare që e ndjek pas.

Vetëm pak ditë pasi hyri në shtëpinë e famshme, rrjetet sociale u mbushën me komente pozitive për të, ndërsa shumë ndjekës nisën të kërkojnë më shumë rreth jetës së saj. Dhe pas buzëqeshjes që ajo transmeton, fshihet një dhimbje që as koha nuk e shëron.

Në vitin 2021, në një aksident tragjik në Kroaci, Elijona humbi nënën dhe motrën e saj.
Ngjarja la gjurmë të pashlyeshme, duke i ndryshuar përgjithmonë jetën.

Në atë kohë, influencerja publikoi një postim prekës në Instagram, i cili rikthehet edhe sot si dëshmi e dhimbjes së saj të madhe. Në fotografitë ku shihet pranë varreve të më të dashurve të humbur, ajo shkruante:

“Vdekja ju mori shumë herët, duke na lënë një plagë që nuk shërohet kurrë. Ju ishit krenaria dhe gëzimi i familjes sonë. Ju kujtojmë me mall dhe dashuri.”

Fjalë që prekin zemrën dhe që tregojnë peshën e dramës që ajo ka përjetuar.

Sot, Elijona numëron mbi 110 mijë ndjekës në Instagram, të cilët e ndjekin me mbështetje dhe dashuri, duke e vlerësuar për thjeshtësinë dhe pozitivitetin që ajo sjell – pavarësisht tragjedisë që mbart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *