Afrimiteti dhe lojërat provokuese mes Londrimit dhe Klodit në “Big Brother VIP Kosova” po marrin përmasa të reja, duke ndezur më shumë bisedat në rrjete sociale për raportin e tyre.
Vetëm pak ditë më parë, familja e Klodit reagoi duke publikuar foto me të dashurën e tij jashtë, për t’i dhënë fund zërave mbi orientimin e tij seksual. Megjithatë, brenda shtëpisë dy djemtë duket se nuk ndalen.
LAJME TE FUNDIT Zbulohet emri i këngëtarit që do të marrë pjesë në Big Brother VIP Albania 5 – nuk do ta besoni se kush është!
Në pamjet më të fundit ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit në kuzhinë, ndërsa Londrimi i afrohet duke i thënë:
“Jepe puthjen e parë. Zyrtarisht. Pse po tutesh?”
Në sfond dëgjohet banorja Alba që komenton:
“O sa cute!”
Një moment i cili ka mjaftuar që komentet e publikut të shpërthejnë sërish, duke spekuluar nëse mes dyshes po lind diçka më shumë sesa lojë.
Rrjeti është i ndarë, por një gjë është e sigurt: raporti Londrim-Klodi po kthehet në një nga temat më të nxehta të këtij edicioni të BBVK