Sipas ekspertëve, një puthje e vetme funksionon si një mini-vaksinë: shkëmbimi i pështymës stërvit sistemin imunitar dhe e ndihmon trupin të përballojë mikrobet e reja.
Gjatë puthjes aktivizohen mbi 30 muskuj të fytyrës, rriten rrahjet e zemrës dhe përmirësohet qarkullimi i gjakut pra një lloj mini-kardio romantik 😍
Përfitimet vazhdojnë edhe te shëndeti oral: puthjet rrisin prodhimin e pështymës, duke pastruar gojën në mënyrë natyrale dhe duke forcuar smaltin e dhëmbëve.
Pra… herën tjetër që putheni, mos e mendoni vetëm si emocion. Trupi juaj po merr një trajtim të plotë: imunitet + lëkurë më të tonifikuar + zemër më të fortë + humor më të mirë