E dhimbshme në Gostivar, Automjeti përplas 28-vjeçarin, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

News

Më 06.12.2025, rreth orës 00:30, në DPB Gostivar është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me bulevardin “Goce Dellçev” në Gostivar, një automjet i tipit “Jaguar” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga D.S. (26), goditi këmbësorin R.J. (28), të dy nga Gostivari.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektimi i vendngjarjes u krye nga një ekip i DPB Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *