Një grua nga fshati Zdunjë dyshohet se është rrëmbyer, vrarë dhe më pas djegur.

News

MPB po heton rastin makabër të ndodhur në afërsi të fshatit Çegran të Gostivarit, ku një grua nga fshati Zdunjë dyshohet se është rrëmbyer, vrarë dhe më pas djegur.

Sipas njoftimit zyrtar, më 11 dhjetor rasti është paraqitur nga J.M. nga fshati Zdunjë, i cili ka informuar policinë se xhaxhai i tij i kishte treguar një video-regjistrim ku shihej momenti kur një person i dyshuar (NN) e rrëmben nënën e tij, H.A., me një veturë të tipit “Fiat”.

Hetimet janë duke vazhduar në drejtim të zbardhjes së plotë të ngjarjes, identifikimit të autorëve dhe të motivit të mundshëm. MPB ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat operacionale për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij krimi të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *