E çuditshme por e vertet – Një japonez nuk foli me gruan e tij për 20 vjet, zbulohet arsyeja

News

Çelësi i një martese të gjatë dhe të suksesshme debatohet vazhdimisht. Edhe pse komunikimi i mirë mund të jetë një nga karakteristikat kryesore në shumicën e rasteve, një çift japonez arriti të qëndrojë i martuar për dy dekada pa folur me njëri-tjetrin.

Marrëdhënia mes Otou Katayama dhe gruas së tij Yumi nga rajoni i Narës kaloi një periudhë të vështirë që zgjati për dy dekada.

Otou Katayama vazhdoi në një bashkëjetesë të qetë me fëmijët dhe gruan e tij. Pavarësisht përpjekjeve të Yumi Katayama për t’u përfshirë në një bisedë me burrin e saj, ai nuk iu përgjigj asaj me kuptim. Në vend të kësaj, bashkëshorti i saj përdori sinjale jo-verbale, të tilla si rënkimi dhe tundja e kokës, për të shprehur miratimin ose mosmiratimin.

Çuditërisht, gruaja nuk mendoi kurrë të kërkonte divorc apo ndarje. Çifti madje mirëpriti një fëmijë të tretë, pavarësisht se Otou Katayama nuk i foli asnjë fjalë gruas së tij.

Disa vite më vonë, bashkëshorti sqaroi motivet e këtij trajtimi të gruas. Katayama besonte se nuk po merrte vëmendjen e mjaftueshme nga gruaja e tij. Otou ndjeu se i gjithë shqetësimi i gruas së tij drejtohej te fëmijët e tyre.

Në fillim ai vetëm u mërzit për situatën. Por kjo më vonë u kthye në xhelozi për fëmijët e tij dhe zemërim ndaj gruas së tij, e cila ishte shumë e përfshirë në rritjen e pasardhësve të tyre. Ndoshta paksa shumë e përfshirë për shijen e Katayama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *