Loja me role dhe identitet
Nga skenare të zakonshëm si “profesori dhe studentja” te të panjohurit misteriozë, loja me role i lejon çiftet të eksplorojnë një botë tjetër pa kufij realë. Është një mënyrë kreative për të ushqyer fantazitë dhe për të shtuar eksitim
DSM: Besim, komunikim dhe kontroll i dorëzuar
Shpesh keqinterpretuar, BDSM në të vërtetë është një nga format më të strukturuara dhe të sigurta të intimitetit, sepse bazohet në rregulla të qarta dhe pëlqim të ndërsjellë. Dominimi, nënshtrimi, disiplina apo loja me dhimbjen – kur bëhen me respekt dhe mirëkuptim – janë forma legjitime të shprehjes seksuale.
Biseda e ndyrë: Komunikim i drejtpërdrejtë dhe eksitues
Shprehja verbale e dëshirave – qoftë përmes aludimeve apo udhëzimeve gjatë aktit – është një mënyrë për të rritur intimitetin dhe për të ndarë fantazitë. Fillimisht mund të jetë e vështirë, por praktika ndihmon.
kzibicionizmi dhe voajerizmi
Pëlqimi për të parë ose për t’u parë nuk do të thotë domosdoshmërisht seks publik. Çiftet mund ta eksplorojnë këtë përmes filmimeve, pasqyrave apo skenarëve në ambient të sigurt.
Masturbimi – vetëm ose së bashku
Është një akt i shëndetshëm dhe një mënyrë për të njohur më mirë trupin dhe dëshirat e tua. Kur ndahet me partnerin, krijon afërsi dhe ndihmon në komunikimin e asaj që të pëlqen.
Fantazitë që qëndrojnë në mendje
Nuk ke pse t’i realizosh gjithmonë fantazitë. Disa janë thjesht emocionuese në imagjinatë – dhe kjo është plotësisht në rregull.
Pse ndodh turpi seksual?
Turpi shpesh buron nga mungesa e informacionit, tabutë kulturore dhe pritshmëritë e paqarta. Siç thekson terapistja Bonnie Scott, shumë njerëz kanë një kuptim të kufizuar për seksin – dhe çdo dëshirë që bie jashtë “standardit” mund të ndjehet si e gabuar. Por në realitet, seksuali “i zakonshëm” është një konstrukt kulturor.