Kurti zbulon datën: Ja kur do ta marrin punëtorët pagën e 13-të

News

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore. Gjatë njërit prej tubimeve elektorale, ai sqaroi çështjen e pagës së 13-të për punëtorët.

Kurti bëri të ditur se në muajin dhjetor nuk do të ketë pagesë të pagës së 13-të, duke theksuar se kjo nuk është paraparë për fundvit. Megjithatë, ai njoftoi se një nga vendimet e para të Qeverisë së re do të jetë ekzekutimi i pagave të 13-ta në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas tij, kjo nënkupton se pagesa e 13-të pritet të realizohet në muajin janar 2026, pas formimit të qeverisë së re.

Deklarata e Kurtit ka nxitur interesim të madh, pasi paga e 13-të mbetet një nga temat më të ndjeshme dhe më të diskutuara për punëtorët në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *