LAJM I MIRË PËR FAMILJET! Hekuran Murati zbulon mbështetjen prej mijëra euro nga viti i ardhshëm

News

Me rritjen e pagës minimale në 500 euro, e cila pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm nën qeverisjen Kurti, parashikohet edhe rritja e mbështetjes financiare për nënat lehona.

Sipas këtij vendimi, nënat lehona të papuna do të përfitojnë 500 euro në muaj për një periudhë prej 6 muajsh, që në total arrin shumën prej 3.000 euro.

Krahas kësaj, do të rriten edhe shtesat mujore për fëmijët, të cilat do të arrijnë në 90 euro në muaj, ose 1.080 euro në vit për secilin fëmijë.

Në këtë mënyrë, vetëm gjatë vitit të parë pas lindjes, një nënë e re do të përfitojë mbi 4.000 euro mbështetje financiare nga shteti.

Shtesat për fëmijë do të vazhdojnë të jepen çdo vit deri në moshën 16 vjeçare, duke kapur vlerën totale prej mbi 20.000 euro për secilin fëmijë, nga lindja deri në moshën madhore.

Kjo paketë mbështetëse përfaqëson një nga politikat më të gjera sociale për familjet dhe nënat e reja të zbatuara ndonjëherë, duke synuar përmirësimin e mirëqenies sociale dhe mbështetjen afatgjatë të familjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *