Ja kush janë mërgimtarët që humbën jetën në aksidentin në Serbi

News

TRAGJEDI QË TRONDITI FAMILJEN DHE DIASPORËN: Humbin jetën Avdiu Nazim dhe bashkëshortja e Shkëlzen Avdiut në aksident në Beograd, Shkëlzeni në gjendje kome

Me dhimbje të thellë u pranua lajmi për aksidentin tragjik që ndodhi në Beograd, ku humbën jetën Avdiu Nazim dhe bashkëshortja e Shkëlzen Avdiut. Në aksident është lënduar rëndë и Shkëlzen Avdiu, i cili ndodhet në gjendje kome dhe nën kujdes intensiv mjekësor.

Nazim Avdiu ishte i njohur si një xhemat i afërt, shembullor dhe i përkushtuar në besim. Ai njihej si njeri i qetë, i urtë dhe i respektuar nga të gjithë, duke lënë gjurmë të thella me kontributin e tij në xhaminë Jakup Asipi në Berlin.

Humbja e tij dhe e bashkëshortes së Shkëlzen Avdiut është e rëndë për familjen, xhematin dhe për të gjithë ata që i njohën dhe i deshën. Në mesazhin e ngushëllimit, Hoxhë Burim Jashari ka shprehur lutjet që Allahu i Madhëruar t’i mëshirojë të ndjerët, t’i pranojë në mëshirën e Tij të pafund, t’u japë durim familjarëve dhe Shkëlzen Avdiut t’i dhurojë shërim sa më të shpejtë – ka shkruar hoxhë Burim Jasahari.

Ngjarja ka prekur thellë komunitetin fetar dhe më gjerë, ndërsa lutjet dhe mendimet e shumë qytetarëve janë me familjen Avdiu në këto momente të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *