Një nga avionët më misteriozë dhe më të fshehtë në botë, i njohur si “Aeroplani i Apokalipsit”, është shfaqur papritur në qiellin e Los Angeles, duke ndezur alarmin dhe teoritë konspirative në rrjet.
Bëhet fjalë për një Boeing special, i ndërtuar në vitet 1970, i cili shërben si qendër komande fluturuese për presidentin e SHBA-së dhe drejtuesit më të lartë të vendit në rast sulmesh bërthamore apo katastrofash globale. Avioni është projektuar për t’i mbijetuar shpërthimeve atomike dhe për të koordinuar operacionet ushtarake në kushte ekstreme.
Ajo që e bën këtë fluturim edhe më misterioz është fakti se për herë të parë në historinë e tij operative, avioni u pa duke u ulur në një aeroport civil në Los Angeles. Autoritetet nuk kanë dhënë ende asnjë shpjegim zyrtar për këtë lëvizje të pazakontë.
Sipas burimeve të pakonfirmuara, fluturimi mund të lidhet me procedura mirëmbajtjeje, por heshtja e institucioneve ka shtuar dyshimet dhe frikën se diçka e madhe mund të jetë në prag.
Pamjet e avionit janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët pyesin: Çfarë po ndodh në të vërtetë?