Irani ka vazhduar me sulmet ndaj anijeve që nuk kanë leje për lëvizje në territorin e tyre.
Irani goditi një anije kontenierësh tajlandeze, e cila u përpoq të kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit pa marrë leje nga autoritetet iraniane.
Ky sulm vjen si pjesë e masave të sigurisë që Irani ka intensifikuar në këtë rrugë detare strategjike, e cila është një nga kanalet më të rëndësishme për transportin e naftës dhe mallrave ndërkombëtare.
Ky incident rrit tensionet në rajon dhe ngre shqetësime mbi sigurinë e lundrimit për anijet tregtare ndërkombëtare që përdorin këtë ngushticë, e cila ka qenë shpesh vend i përplasjeve të mëparshme mes forcave iraniane dhe anijeve të huaja.
Ekspertët paralajmërojnë se përshkallëzimi i këtyre veprimeve mund të ketë pasoja të rëndësishme për tregtinë detare globale dhe çmimet e energjisë, pasi Ngushtica e Hormuzit është rrugë kryesore për eksportin e naftës nga Lindja e Mesme drejt vendeve të ndryshme të botës. /Telegrafi/