Pasiguria dhe tensionet e vazhdueshme në Ngushticën e Hormuzit kanë bërë që çmimi i naftës bruto Brent, standardi global, të rritet lehtë në rreth 100 dollarë për fuçi, shkruan NBC News.
Raportet për sulme të reja ndaj anijeve në këtë ngushticë, përmes së cilës transportohet një e pesta e naftës botërore, kanë shqetësuar tregjet e energjisë.
Si rezultat, çmimi i naftës Brent është tani rreth 50% më i lartë krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, nafta amerikane (West Texas Intermediate) është rritur me rreth 0.70 dollarë dhe ka arritur në 91 dollarë për fuçi.