Biznesmeni i njohur në SHKUP sonte paralajmëroi formimin e një partie të re – Detaje

News

Biznesmeni dhe ish-kryetari i Shkupit, Trifun Kostovski, përmes një publikimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar formimin e një partie të re politike, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen vizionit të tij për të ardhmen e shtetit.

Në një fragment nga kolumna e tij e nesërme me titull “Maqedonia në udhëkryq – ka ardhur koha ta rikthejmë shtetin”, Kostovski thekson se partia do të përbëhet nga anëtarë madhorë pa kufizim moshe dhe do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë që Maqedonia të mbijetojë si shtet ku gjeneratat e ardhshme do të kenë perspektivë.

“Nuk kërkoj pushtet për vete, por mundësi për vetëdijesim në nivel shtetëror. Maqedonia duhet të jetë mbi çdo parti”, ka deklaruar Kostovski në reagimin e tij.

Ai shton se këtë iniciativë nuk e sheh si thirrje për ndarje të reja, por si përpjekje për bashkimin e qytetarëve që e duan Maqedoninë pa interesa personale dhe kalkulime politike.

Në mesazhin e tij, Kostovski nënvizon gjithashtu se e drejta dhe drejtësia duhet të rikthehen si vlera themelore në shtet, duke shtuar se “kur drejtësia vdes, vdes edhe shpresa”.

Me këtë deklaratë, Kostovski për herë të parë paralajmëron publikisht krijimin e një subjekti të ri politik, ndërsa më shumë detaje rreth vizionit dhe programit të tij pritet të publikohen në kolumnën që do të dalë nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *