“Vrasësi i heshtur” që sulmon pa simptoma: Mijëra njerëz e kuptojnë shumë vonë se vuajnë nga kjo sëmundje

News

Hipertensioni arterial shpesh quhet “vrasësi i heshtur”, sepse në shumicën e rasteve nuk shfaq simptoma të dukshme derisa të shfaqen komplikacione serioze shëndetësore.

Sipas mjekëve, mijëra persona jetojnë për vite me presion të lartë të gjakut pa qenë në dijeni të gjendjes së tyre. Gjatë kësaj kohe, ai mund të dëmtojë gradualisht zemrën, trurin, veshkat dhe enët e gjakut.

Edhe pse në disa raste mund të shfaqen shenja si dhimbje koke, marramendje apo turbullim i shikimit, shumica e pacientëve nuk kanë simptoma paralajmëruese, gjë që e bën sëmundjen veçanërisht të rrezikshme.

Ekspertët theksojnë se hipertensioni i patrajtuar rrit ndjeshëm rrezikun për infarkt, goditje në tru dhe sëmundje të tjera serioze kardiovaskulare.

Mbrojtja më e mirë mbetet kontrolli i rregullt i tensionit të gjakut, ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik i rregullt, si dhe shmangia e konsumit të tepërt të kripës dhe duhanit.

Mjekët apelojnë që kontrollet të mos lihen për më vonë, pasi shumë pacientë e zbulojnë sëmundjen vetëm pas një komplikacioni të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *