FOTO) KTHEHESHIN NGA FESTA E MATURËS: 18-vjeçari humb jetën në një tragjedi të rëndë që tronditi…

News

(FOTO) KTHEHESHIN NGA FESTA E MATURËS: 18-vjeçari humb jetën në një tragjedi të rëndë që tronditi Kroacinë

(FOTO) KTHEHESHIN NGA FESTA E MATURËS: 18-vjeçari humb jetën në një tragjedi të rëndë që tronditi Kroacinë

29 Maj 2026 | Botë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kroacinë gjatë natës, ku një maturant 18-vjeçar humbi jetën në një aksident të tmerrshëm trafiku, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të lënduar.

Sipas informacioneve të policisë kroate, aksidenti ndodhi rreth orës 02:15 në zonën e Gornja Rekës, pranë Jastrebarskos. Automjeti me të cilin po udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga për arsye që ende nuk janë sqaruar.

Si pasojë e aksidentit, 18-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, shoferi dhe dy vajza që ndodheshin në automjet pësuan lëndime dhe u transportuan për trajtim mjekësor. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkallën e saktë të lëndimeve, por mediat lokale raportojnë se njëra prej vajzave ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas raportimeve, të rinjtë po ktheheshin nga një festë mature kur ndodhi tragjedia.

Në vendin e ngjarjes intervenuan ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Kjo tragjedi ka tronditur opinionin publik në Kroaci dhe ka lënë në zi familjen, miqtë dhe bashkëmoshatarët e të riut që humbi jetën në mënyrë tragjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *