Tragjike! Sapo zbriti nga autobusi, shtetasja kosovare humb jetën në aksident

News

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Rrëshen–Reps, ku si pasojë e saj ka humbur jetën një person.Një shtetase nga Kosova e cila sapo kishte zbritur nga autobusi, tentoi të kalonte nga ana tjetër e autostradës por u përplas për vdekje nga një automjet.

Si pasojë e plagëve të marra ajo ka humbur jetën në moment. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *