A jeni dakord? Burrat e martuar dhe të arsimuar jetojnë më gjatë se gratë

news
Advertisement

Sipas kërkimeve të reja shkencore ndërkombëtare, dallimet në jetëgjatësinë mes gjinive fshehin se në fakt një e katërta e gjysma e meshkujve, në varësi të kontinentit dhe periudhës kohore, jetojnë më gjatë se femrat. Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Jesus-Adrian Alvarez i Qendrës Ndërdisiplinore në Universitetit Danez të Syddansk Universitet, i cili bëri publikimin përkatës në revistën mjekësore britanike “BMJ Open”, theksoi se avantazhi i mbijetesës së grave është vërejtur gjatë gjithë kohës në shumë momente të ndryshme.

Advertisement

Por ai bazohet kryesisht në krahasimin e jetëgjatësisë që përmbledh jetëgjatësinë mesatare dhe ka çuar në përshtypjen mbizotëruese se “burrat në përgjithësi nuk jetojnë aq gjatë sa gratë”.

Analiza e re e afro 200 popullatave të Tokës për periudhën 1751-2020 tregon se nga viti 1850 deri në ditët e sotme mundësia e një burri për të mbijetuar një grua varion midis 25% dhe 50% dhe rrallë ka kaluar 50% (treguesisht në Islandë në 1898, Jordani në 1950-54, Irani në 1950-1964, Bangladeshi para 1985 dhe Butani midis 1995-2010).

Çfarë është ekzaktësisht seksi ‘i egër’?

Në vendet e zhvilluara probabiliteti që burrat të jetonin më gjatë se gratë ra deri në vitet 1970, por më pas u rrit gradualisht në të gjitha popullatat. Luhatja e jetëgjatësisë midis dy gjinive i atribuohet kryesisht pirjes së duhanit (burrat pinë gjithnjë e më pak, ndërsa gratë më shumë) si dhe ndryshimeve të tjera në sjelljen e dy gjinive.

Në përgjithësi, burrat kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë se gratë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Gjithashtu më pak vajza sesa djem mbi moshën 15 vjeç kanë vdekur që nga vitet 1980.

Probabiliteti që një burrë të jetojë më gjatë se një grua është 39% për të martuarit kundrejt 37% për beqarët dhe 43% për të diplomuarit kundrejt 39% për ata që nuk kanë përfunduar shkollën e mesme.

Përveç kësaj, burrat e martuar me një diplomë universitare kanë një avantazh krahasues mbijetesë ndaj grave beqare të diplomuara në shkollë të mesme. Për më tepër, duke qenë se te çiftet ndërvepron shëndeti i partnerëve, kjo është veçanërisht e vërtetë për meshkujt, të cilët përfitojnë më shumë se femrat nga një marrëdhënie e qëndrueshme, sipas studimit.

“Jo të gjitha gratë jetojnë më gjatë se burrat, megjithëse shumica jetojnë. Por nuk është një pakicë e vogël femrash që jetojnë më pak”, thonë studiuesit.

Megjithatë, provat tregojnë se vdekshmëria ka rënë më shpejt për gratë sesa për burrat nën 50 vjeç, veçanërisht në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, kryesisht për shkak të rënies së vdekshmërisë së fëmijëve. Nga ana tjetër, meshkujt janë edhe më të prirur ndaj aksidenteve dhe vrasjeve, si dhe duhanin e pinë më shumë alkool, gjë që vazhdon të rrisë, krahasuar me femrat, probabilitetin e tyre për vdekje pas të 60-ave.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.