A mund të jetë gjëmimi i zorrëve shkak për shqetësim?

news
Advertisement

Një tingull që është qesharak për disa, i turpshëm për të tjerët dhe zakonisht shfaqet kur jemi të uritur. Infermierja Carrie Madormo shpjegoi se çfarë do të thotë gjëmimi i zorrëve dhe nëse është shkak për shqetësim.

Advertisement

“Emri teknik për këtë tingull dhe fenomen është borborygmus dhe i referohet lëvizjes së dëgjueshme të gazit ose ushqimit përmes traktit tretës. Kur hamë, zorrët lëvizin lëngjet dhe grimcat e ushqimit përmes procesit të peristaltikës, domethënë tkurrjes dhe relaksimit. “Pasi ushqimi dhe lëngu kanë kaluar, ky proces vazhdon të lëvizë ajrin dhe më pas dëgjojmë gurgullimë”, shpjegon ajo.

Një stomak i zhurmshëm zakonisht do të thotë që nuk keni ngrënë për një kohë. Do ta dëgjoni më shpesh nëse jeni të uritur, sepse në stomak nuk ka ushqim për të “mbytur” zhurmën e ajrit që lëviz nëpër zorrët.

Megjithatë, nëse shpesh jeni të fryrë, kapsllëk ose keni diarre, mund të ketë një problem tjetër, paralajmëron ajo.

“Ngërçet e shpeshta të stomakut të shoqëruara me gazra, diarre ose kapsllëk mund të tregojnë sindromën e zorrës së irrituar. Nëse këto simptoma i keni prej disa kohësh, është më mirë të konsultoheni me mjekun”, këshillon infermierja

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.