A mund të shkaktojë një valë të nxehti dhimbje koke?

news
Advertisement

Temperaturat e larta përpos që shkaktojnë lodhje të trupit, shkaktojnë edhe dhimbje koke.
Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit mund të shkaktojë dhimbje koke, duke përfshirë dehidratimin, ndryshimin e shpejtë të presionit të ajrit dhe rrezet e diellit, transmeton portal arbresh.info

Dhimbjet e forta të kokës mund të shkaktohen nga një rënie ose rritje e shpejtë e presionit barometrik (presioni atmosferik), i cili shkakton dhimbje kur presioni i ajrit në sinuset tuaja është i ndryshëm nga ajri i jashtëm. Në mot të nxehtë, presioni barometrik mund të bjerë papritur, veçanërisht në rast stuhie ose erë të fortë.
Fatkeqësisht, ata që vuajnë nga migrena kronike kanë më shumë gjasa të kenë një reagim të dhimbshëm edhe ndaj një ndryshimi të vogël në presionin e ajrit, zbuloi një studim.
Simptoma të tjera që ata kanë të ngjarë të përjetojnë nga një ndryshim në presion përfshijnë të përziera, ndjeshmëri ndaj dritës dhe dhimbje në nyje.
Dhimbjet e kokës mund të jenë gjithashtu një simptomë e lodhjes nga nxehtësia dhe goditjes nga nxehtësia. Shenjat e goditjes së nxehtësisë serioze që duhet të trajtohen si urgjencë përfshijnë frymëmarrje të shpejtë ose gulçim, një sulm (konvulsion), humbje të vetëdijes ose mospërgjigje, thotë NHS.

Për më tepër, dhimbja e kokës shkaktohet edhe nga dehidratimi.
Sipas ekspertëve, përpos që duhet shmangur daljet në mes të ditës, duhet gjithmonë të mbani një shishe ujë me vete kur dilni nga shtëpia.
Dehidratimi ndodh kur trupi juaj humbet më shumë ujë sesa merr, kjo mund të bëjë që enët e gjakut në trurin tuaj të tkurren duke shkaktuar një dhimbje pulsuese, raporton Business Insider.
Mjekët në Britani të Madhe thonë se edhe akullorja mund të shkaktojë dhimbje të kokës, pasi ato mund të shkaktojnë ngacmim në fyt kur temperaturat janë të larta.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.